15:44, 22 Shtator 2019

Sot në kuadër të ditës botërore pa makina po ashtu edhe si përmbyllje e javës së mobilitetit u mbajtën disa aktivitete në Prishtinë.

Pas ecjes disa kilometërshe patën një ndalesë tek Newborn-i ku dhanë mesazhe (lidhet me shtatë shkronjat e obeliskut) për ta ruajtur natyrën.

Këtu ndër të tjerë folën edhe ambasadori i Gjermanisë, ministri në detyrë Valdrin Lluka e kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ky i fundit tha se sipas raporteve ndërkombëtare për ndotjen në Prishtinë janë fajtore ngrohja me qymyr si dhe numri i madh i makinave, si dhe kërkoi të mbështetet një projekt për përdorimin më të pakët të tyre.

Afër Newbornit po qëndron e hapur një ekspozitë e realizuar nga nxënës fillorist të cilat ndër të tjera bartin edhe mesazhe për dobitë e riciklimit.

Një nga aktivitetet është edhe turi me biçikleta në disa prej rrugëve kryesore që po qëndrojnë të mbyllura për makina që nga mëngjesi.

Konkurs Pune

Lexo më shumë