Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kërkohet dorëheqja e Gruevskit

NULL NULL
10.05.2015 17:48

Partia liberale shpreh ngushëllime për  familjet e përfaqësuesve të forcave të sigurisë që janë vrarë, dhe i thërret qytetarët të mbajnë  qetësinë në këto momente.

“Është e qartë se në përballje me grupin e armatosur po vdesin përfaqësuesit e forcave të sigurisë nga grupe të ndryshme etnike”.

Hutimin që e tregoi Qeveria tash po bartet midis qytetarëve.

Përderisa burimet qeveritare heshtën për akivitetet dhe gjendjet në Kumanovë, qytetarët u informuan nga mediat e huaja.

Ky vikend i përgjakshëm duhet që të hetohet mirë dhe të vërtetohen fajtorët dhe kush duhet bartur përgjegjësi politike.

Fakti që tregon për ardhjen deri këtu është se Qeveria dhe organet e saj janë të izoluara nga bota. Ata nuk kanë mundësi që të marrin informacione të sakta në kohën e saktë për këtë situatë as nga fqinjët, as nga faktori ndërkombëtar.

Partia liberale mendon se kryeministri Nikolla Gruevski menjëherë duhet që të jap dorëheqje dhe i bën thirrje edhe kryetarit të Maqedonisë dhe të Parlamentit që menjëherë të hapin një procedurë në konsultim me të gjitha partitë politike për formimin e një qeverie teknike”, thuhet ndërmjet tjerash në kumtesën e Partisë Liberale, transmeton zhurnal.mk

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.