Kërkesa e përfaqësuesve të Luginës për institucionet dhe partitë parlamentare (DOKUMENT) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kërkesa e përfaqësuesve të Luginës për institucionet dhe partitë parlamentare (DOKUMENT)

NULL NULL
10/09/2018

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë patur gjatë ditës së sotme takimin e dytë me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Në këtë takim ata kanë dorëzuar edhe një kërkesë që e ka siguruar Klan Kosova dhe që i drejtohet presidentit të vendit, kryeparlamentarit, kryeministrit, kryetarëve të partive të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës dhe kryetarëve të të gjitha grupeve parlamentare të Kuvendit.

“Ne, liderët e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ju drejtohemi me kërkesësn që në një periudhë sa më të shkurtë kohore, ta miratoni një Rezolutë në Kuvendin e Kosovës, përmes të së cilës do ta përkrahni vullnetin tonë politik, të shprehur në Referendumin e 1 e 2 marsit 1992 për bashkimin e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me Kosovën”, thuhet në kërkesën e nënshkruar nga përfaqësuesit e Luginës.

Pas takimit me presidentin kosovar, përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në konferencën për media ripërsëritën qëndrimin e tyre se janë pro bashkëngjitjes me Kosovën duke mos rrezikuar tërësinë territoriale të Kosovës.

Ata kërkuan unitet mes partive politike në Kosovë duke kërkuar veçanërisht mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për rezolutën për bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën./ Klan Kosova