Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kërcënohet Shaqir Totaj, policia rrit sigurinë ndaj tij (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 25.01.2023 20:14

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është kanosur të martën mbrëma nga një qytetar.

Sipas policisë, pronari i një shtëpie që për gati 10 vjet ka bllokuar ndërtimin e transitit të ri në atë qytet, i ka dërguar përmes një shoku, djalit të kryetarit, mesazh me përmbajtje kanosëse.

Totaj rastin e lajmëroi në polici dhe pret nga organet e drejtësisë që të zbardhin atë.

Derisa policia arrestoi Faik Kryeziun bashkë me shokun e tij që i përçoi selamin.

Derisa familjarët e Kryeziut po ndjehen të mashtruar nga kryetari Totaj që siç thonë u ka premtuar zgjidhje të shpejtë kur ishte kandidat për kryetar.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.