Kerasan Prishtina kampion në Ligën A NULL NULL 18.05.2015 16:56 18.05.2015 16:56 Kreasan Prishtina janë shpallur kampion të Ligës A të basketbollit në Kosovë. Ata mposhtën në finale ekipin New Born. Basketbollistët e Kerasan Prishtinës kanë shënuar fitore në ndeshjen e tretë finale të “play-off”-it në Ligën A të Meshkujve. Ata mposhtën ekipin New Born me rezultat 81:76 dhe kështu kanë arritur të shpallen kampion të kësaj lige. Prej fillimit e deri në fund të ndeshjes është zhvilluar luftë e madhe nga të dyja skuadrat dhe këtë më së miri e dëshmon fakti se pjesa e rregullt e takimit ka përfunduar me shifrat 68:68. Në pesë minutat shtesë ekip më i mirë në parket është treguar Kerasan Prishtina që në fund ia doli të triumfoj me 5 pikë dallim. Kështu pas tri ndeshjeve të luajtura në mes këtyre dy skuadrave rezultati në seri ka shënuar 2:1 dhe në këtë mënyrë Kerasan Prishtina e ka siguruar një vend në garat e elitës së basketbollit kosovar në edicionin 2014/15. Liga A e Meshkujve/Ndeshja e tretë finale e “play-off”-it. Kerasan Prishtina – New Born 81:76 (2:1) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.