“Këqyrja nënën, merrja djalin”, përplasje në studio – diskutohet për martesën e të rinjve (VIDEO) NULL NULL 14.06.2025 10:10 14.06.2025 10:10 Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova u diskutua lidhur me martesat e të rinjve. E ftuara Ikballe Huduti, tha se vajzat nuk kërkojnë të hyjnë në lidhje për të bërë aventurë, ndërsa burrat po. Ajo bëri thirrje që vajzat e reja ta shohin “nënën e djalit”, para se të vendosin për djalin. Këtë e kundërshtoi mysafirja tjetër, Fehmie Gashi, e cila dha argumentet e saj lidhur me funksionimin e martesës. “Amorale është kur bëhesh lecka e çdo kujt, sepse asnjë vajzë nuk hyn në martesë me bë aventurë, të rralla janë ato. Prandaj po thom, kur hyjnë drejt në martesë rinia, është më e keqe. Por edhe para martesës e provokojnë njëri- tjetrin, e mashtrojnë, kjo është më e keqja”, tha Huduti. Ndërkaq psikologia Antigona Sejdiu tha se njerëzit martohen pasi dashurohen, apo edhe se është traditë në familje. Ndërsa, arsyet se pse njerëzit nuk martohen mund të jenë “një dashuri e pamundur, nuk i ka funksionu një lidhje, mundet me qenë se thjesht nuk ka mundur ta vazhdojë lëndimin nga një lidhje, një lidhje traumatike”. Ndiqeni videon për më shumë detaje: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Prive Klan Kosova sjellë detaje nga "Ndeshja e Yjeve" që u luajt këtë javë (VIDEO) 52 minuta më parë