Keqtrajtimi seksual ndaj 16 vjeçares në Drenas, kryeshefja e IPK-së thotë se veç të treve ka edhe të tjerë të involvuar NULL NULL 20.02.2019 10:34 20.02.2019 10:34 Pas vendimit që të mbahet raportim dy pjesësh rreth keqtrajtimit seksual ndaj 16 vjeçares në Drenas, kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi ka dhënë detaje të reja rreth këtij rasti. Kryeshefja e IPK-së, Miradije Kelmendi tha para Komisionit Parlamentar se përveç tre personave të ditur tashmë, ka edhe të tjerë të involvuar të cilët dyshohen se kanë dorë në këtë çështje, njofton Klan Kosova. ”Veç këtyre të treve, ka edhe persona të tjerë që janë të përfshirë në këtë rast”, është shprehur ajo. Në raportimin e saj Miradije Kelmendi para Komisionit Parlamentar ka treguar edhe detajet se si janë njoftuar për abuzimin seksual ndaj 16 vjeçares ndërsa ka pohuar se i njëjti është trajtuar në Departamentin e Krimeve të Rënda, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë