11:16, 16 Shtator 2019

Nga dita e shtunë (15.09.2019), Komuna e Mitrovicës ka mbetur pa rrymë për shkak se persona të panjohur e kanë këputur kabllon kryesore që e furnizon ndërtesën me rrymë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për informim, Avni Zahiti, i cili ka treguar se është duke u hetuar rasti.

“Dje është raportuar prej zyrtarëve të Komunës që është vjedhur një kabllo nga persona të panjohur”.

“Ende nuk dihet nëse është vjedhur apo dëmtuar. Rasti ka ndodhur dje (e shtune) dhe njësitë përkatëse janë duke e hetuar rastin”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë