Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Këpuca e Italisë” pothuajse e shqelmon Kroacinë jashtë Evropianit

NULL NULL
24.06.2024 23:04
“Këpuca e Italisë” e fundos Kroacinë, kampioni në fuqi ngjallet në fund
“Këpuca e Italisë” e fundos Kroacinë, kampioni në fuqi ngjallet në fund

Italia me barazimin në frymën e fundit ndaj Kroacisë, 1-1, ka arritur të kualifikohet në fazën e nokautit në Kampionatin Evropian.

Fillimisht kroatët kaluan në epërsi ndaj italianëve, në minutën e 55-të përmes Luka Modriqit.

Megjithatë, italianët si gjithmonë e gjejnë një mundësi për të ardhur deri te goli. Ishte Mattia Zaccagni, i cili në të vdekur të takimit barazoi rezultatin pas një projektili fantastik që e la pa gjasa Livakoviqin e kroatëve.

Kështu Italia do të kualifikohet nga grupi B, nga vendi i dytë, me katër pikë të grumbulluara, ndërkaq Kroacia me vetëm dy pikë pothuajse është eliminuar nga kampionati, dhe shpreson vetëm në një fitore deklasuese të anglezëve ndaj sllovenëve në xhiron e tretë, në mënyrë që të kualifikohet nga vendi i tretë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.