Këngëtarja e njohur ruse iu kërkon autoriteteve të vendit ta shpallin agjente të huaj - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këngëtarja e njohur ruse iu kërkon autoriteteve të vendit ta shpallin agjente të huaj

NULL NULL
18/09/2022

Një nga këngëtaret më të njohura ruse, Alla Pugacheva, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që ta shpallin atë një “agjente të huaj”, në solidaritet me bashkëshortin e saj të fuqishëm kundër luftës, Maxim Galkin.

Në rrjetet sociale Pugacheva e quajti burrin e saj “një patriot të vërtetë të pakorruptueshëm rus, i cili dëshiron… t’i jepet fund djemve tanë që vdesin për qëllime iluzore”.

Ajo ka qenë një yll i madh për dekada.

Ajo tha se “qëllimet iluzore” të Kremlinit në Ukrainë “e bëjnë vendin një pari dhe jetën e qytetarëve rusë jashtëzakonisht të vështirë”.

Kritika e saj publike ndaj ofensivës ruse ka të ngjarë të zemërojë Kremlinin, thotë korrespondenti i BBC-së në Moskë, Steve Rosenberg, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Ajo tha se Galkin donte “prosperitet për atdheun e tij, paqe dhe liri të fjalës”.

Etiketimi “agjent i huaj” është aplikuar nga qeveria ruse për organizata të ndryshme mediatike, grupe fushatash dhe individë që kritikojnë hapur politikat e Kremlinit.

Pugacheva dhe Galkin shkuan në Izrael në fund të marsit, një muaj pas pushtimit rus, dhe Pugacheva u kthye në Rusi në fund të muajit të kaluar me fëmijët e saj.

Në fillim të shtatorit, zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov tha për Galkin: “Rrugët tona kanë ndryshuar qartë – ai ka bërë deklarata shumë të këqija”.

Galkin dënoi mizoritë e supozuara të trupave ruse dhe tha se nuk mund të kishte asnjë justifikim për pushtimin e Ukrainës.

Pugacheva, ylli i popit të së cilës daton që nga koha sovjetike, e ka takuar Putinin në disa raste.