Këngëtarja e metrosë që u bë virale shkon mysafire tek Ellen (VIDEO) NULL NULL 27.02.2020 14:00 27.02.2020 14:00 Charlotte Awbery, këngëtarja që u bë e famshme brenda natës javën e kaluar pasi ajo u ndal nga gazetari i mediave sociale Kevin Freshwater në metro për një lojë të njohir si “Finish The Lyrics”, u shfaq në Ellen dhe mahniti të gjithë përsëri. Awbery ishte duke dalë me shoqërine dhe ishte duke ecur nëpër London Tube (Transporti Nëntokësor i Londrës) kur u ndaj nga Kevin i cili i kërkoi ta vazhdonte tekstin e këngës “Shallow” nga filmi “A Star is Born”. Awbrey e vazhdoi këngën tejet bukur dhe klipi i publikuar më pas u bë viral. https://www.youtube.com/watch?v=7ehTURfsbx0&fbclid=IwAR0lC_jv6gWq2pYhg52-m0jw72LtkOeTwXUqIoC_XI9tHq1QHdzZHJYYoaQ Ajo u bë e njohur ndërkombëtarisht dhe llogaria e saj në Instagram u rrit nga 7,000 ndjekës në më shumë se 342,000, përfshirë këtu edhe Ariana Grande. Charlotte në paraqitjen e saj tek Ellen tha se ka qenë këngëtare për 15 vjet dhe ka marrë këshilla nga babai i saj i cili i kishte thënë të këndojë kudo që ka mundësi. Ellen gjithashtu e befasoi atë me disa dhurata. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.