9:02, 14 Shtator 2018

Joss Stone, soul këngëtarja britanike me famë botërore, ka publikuar në të gjitha kanalet e saja zyrtare video bashkëpunimin e saj me kantautorin prishtinas Shpat Deda.

Në këtë video, ata e performojnë këngën “N’shpirt m’ka Rritë” nga albumi i parë i Shpatit “Molla e Parë”, shoqëruar në kitarë edhe nga Art Lokaj.

Kjo video është realizuar në vitin 2016, kur Joss Stone pati vizituar Prishtinën për ta mbajtur aty një koncert si pjesë e turit të saj përreth botës me emrin “Total World Tour”.

Në mesin e artistëve nga e tërë bota, Joss kishte përzgjedhur edhe Shpatin për ta realizuar bashkëpunimin e veçantë.

“Mbrëmje e bukur në Kosovë në 2016-tën, u takuam me kantautorin Shpat Deda. Shumë prej këngëve të tij janë të bazuara në ndjenja dhe ngjarje të vërteta, dhe muzika si kjo është mjet i hatashëm për të shprehur emocion. Me zërin e tij karakteristik dhe harmonitë e këndshme, ishte moment perfekt për këtë pjesë të Total World Tour. Një bashkëpunim i këndshëm me një person të këndshëm. Shpresoj se do t’ju pëlqejë.

Ju lutem të bëni like dhe share nëse keni dëshirë”, ka shkruar Joss krahas videos.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë