Këngëtari i verbër dhe autik, Kodi Lee fiton “America’s Got Talent” (VIDEO) NULL NULL 20.09.2019 09:15 20.09.2019 09:15 Kodi Lee është fituesi i America’s Got Talent. 22 vjeçari, i cili është i verbër dhe autik, ishte një favorit i hershëm për të triumfuar, transmeton Klan Kosova. Ai me shpejtësi shkoi në çerekfinale me gjyqtarët përfshirë Simon Coëell dhe aktoren Gabrielle Union. Lee nuk e ndaloi asnjëherë ‘luftën’ për të dalë më i miri dhe ia doli. Në natën finale, ai performoi krah këngëtares Leona Lewis dhe rrëmbeu zemrat e amerikanëve të cilët e shpallën fitues me votat e tyre. Më poshtë mund ta shihni performancën magjike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.