Këngëtari i njohur kanadez publikon këngën e re të titulluar “Kosovo” NULL NULL 06.11.2024 20:55 06.11.2024 20:55 Këngëtari i njohur kanadez publikon këngën e re të titulluar "Kosovo" Michelle Gurevich, e ka publikuar projektin e tij më të ri të quajtur “Kosovo”. Këngëtari i njohur kanadez, duket se për këtë këngë është motivuar nga vizita e tij e realizuar në vendin tonë para disa vitesh. Kjo vizitë duket se i kishte pëlqyer atij shumë, dhe kjo vërehet edhe në tekstin e këtij realizimi. “I lost my mind in Kosovo”, në shqip “E humba mendjen në Kosovë”, është një pjesë e tekstit që e këndon artisti që ka rrënjët e tij në Ukrainë. “I am not the same as I was before”, (Nuk jam i njëjti siç isha më parë), vazhdon ky tekst. Gurevich e kishte një vizitë në vendin tonë në qershorin e vitit 2022 duke e mbajtur edhe një koncert në Kinemanë Verore “Lumbardhi” në Prizren. Ai e kishte shfaqur një simpati tejet të madhe për Kosovën qysh në momentet e para dhe ishte befasuar me mikpritjen e njerëzve. “Është hera e parë që jemi këtu në Kosovë dhe jam i lumtur që jemi në këtë vend të bukur dhe magjik”, kishte thënë ai me të nisur koncerti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.