22:10, 22 Qershor 2019

Këngëtari i njohur Renis Gjoka i ka dhënë ndjekësve dhe fansave të tij, lajmin e bukur që është bërë baba për herë të parë, sigurisht duke i surprizuar njëkohësisht.

Ai dhe partnerja e tij Jona janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aura.

Para disa orësh ishte vet këngëtari i rock-ut, që postoi një foto në instastory të shoqëruar me mbishkrimin “Dashuria e jetës time”.

Ndërkohë para pak minutash, ka postuar një tjetër foto me vajzën, me të njejtin shkrim:

Nuk kanë munguar dhe urimet e shumta nga koelgët e tij në këtë postim. Megjithatë, lajmi erdhi si surprizë për të gjithë publikun dhe fansat e këngëtarit, duke qenë se ai është treguar gjithnjë shumë i rezervuar për jetën private, madje dhe për lidhjen e tij afatgjatë me partneren dihet shumë pak.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë