Këngëtari i “Lean On Me”, Bill Withers vdes në moshën 81 vjeçare NULL NULL 03.04.2020 16:41 03.04.2020 16:41 A Këngëtari dhe tekstshkruesi, Bill Withers, ka vdekur në moshën 81 vjeçare. Këngëtari shprirtëror i hiteve “Lean On Me”, “Ain’t No Sunshine” and “Lovely Day”, vdiq nga ndërlikimet e zemrës të hënën në Los Angeles, sipas një deklarate të familjes së tij marrë nga AP, njofton Klan Kosova. Ai ishte tri herë fitues i Grammy Award. “Jemi pikëlluar nga humbja e të dashurit tonë, një burrë dhe baba i përkushtuar. Një njeri i vetmuar me zemër të nxitur për t’u lidhur me botën në përgjithësi, me poezinë dhe muzikën e tij, ai foli me ndershmëri me njerëzit dhe i lidhi ata me njëri-tjetrin”, thuhet në deklaratën e familjes. “Kishte një jetë private sa jetonte pranë familjes dhe miqve, muzika e tij i përket përgjithmonë botës. Në këtë kohë të vështirë, lutemi që muzika e tij të ofrojë rehati dhe argëtim te fansat e tij”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 15 orë më parë