Këngëtari Ed Sheeran qan në dokumentarin e tij, flet për gruan dhe mikun e ngushtë që i vdiq (VIDEO) NULL NULL 22.03.2023 00:58 22.03.2023 00:58 Këngëtari Ed Sheeran ka qarë derisa ishte duke folur për shëndetin e gruas së tij dhe vdekjen e papritur të mikut të tij më të mirë, Jamal Edwards, kjo në një sekuencë të dokumentarit për jetën e tij që është publikuar dje nga Disney Plus. 32-vjeçari, shihet duke qarë derisa ishte i ulur në ulësen mbrapa në një makinë që ishte në ecje. Ed tha se gati ishte në fazë depresioni, pasi që gruaja e tij u diagnostikua me një tumor derisa ishte shtatzënë vitin e kaluar. Pos kësaj, ai tha se ndikim pati edhe vdekja e mikut të tij, i cili vdiq në shkurt të vitit 2022 nga ataku në zemër, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv. Rrëfimet e plota të jetës së tij dhe karrierës muzikore që e ka Ed Sheeran i ka paraqitur në dokumentarin e quajtur “The Sum Of It All”, i cili do të transmetohet më 3 maj. Dje është publikuar vetëm traileri i tij. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.