Lajmet e fundit

Këngët patriotike po jehojnë në sheshin e Drenasit, e madje po bëhen edhe përgatitjet e fundit që në ora 10:00 të mblidhen banorët për të ndjekur verdiktin historik për katërshen e UÇK-së.
Gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami ka intervistuar disa nga banorët e Drenasit, transmeton Klankosova.tv.
“Shpresoj që të lirohen. Procesi ishte i padrejtë, kush dinë shqip e dinë që është i padrejtë”, tha një qytetar.
Një tjetër qytetar po ashtu uroi liri për çlirimtarët, teksa tha se në rast që dënohen, duhet të dënohen edhe shtetet që ndihmuan vendin në çlirimin e vendit, pasi sipas tij, lufta e UÇK-së ishte e drejtë.