Kënga që ndryshoi historinë në Amerikë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kënga që ndryshoi historinë në Amerikë

NULL NULL
01.02.2023 13:53

Me këngën “Happy Birthday”, Stevie Wonder suksesshëm bëri fushatë për të nderuar Martin Lutheri King Jr me ditë pushimi kombëtar, shkruan Diane Bernard.

Më 15 janar të vitit 1981, legjendat e muzikës,  Diana Ross dhe Gladys Knight , së bashku me “kumbarin e rap-it ”, Gil Scott-Heron , iu bashkuan në skenë muzikantit të njohur, Stevie Wonder në National Mall në Uashington. Në publik ishin të pranishëm mbi 50 mijë njerëz, të cilët brohorisnin:

“Dita e Martin Luther King, ne kemi pushim,” sipas librit autobiografik të Scott-heron “Tha Last Holiday”, ndërkohë që yjet filluan ta këndojnë hit këngën “Happy Birthday”, si homazh për vrasjen e liderit të drejtave civile.

Kjo këngë e viteve ‘80ta ka paraqitur fillimin e fushatës së Wonder që ditëlindja e aktivistit paqësor Martin Luther King Jr, të bëhet festë zyrtare. Për tre vjet, Wonder përkushtoi jetën, turnetë, protesta dhe marshime për ta realizuar vizionin e tij, e cila do të bëhej festa e parë në SHBA në nderim të një afro-amerikani, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë vit shënohet 40 vjetori i dekretimit nga ish-Presidenti amerikan Ronald Reagan të festës zyrtare si Dita e Martin Luther King.

Prandaj, sot shumë persona befasohen nga roli i këngës së Stevie Wonder. Por, në fakt e gjithë jeta artistike dhe aktiviteti politik i superyllit janë gërshetuar përgjatë karrierës së tij, i cili gjithmonë ka thirrur për vëmendje në çështjet sociale të messhekulit të Amerikës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Pas vrasjes së Martin Luther King në prill të vitit 1968, përfaqësuesi amerikan John Conyers Jr nga Detroit dhe Wonder, paraqitën një projektligj që ditëlindje e aktivistit të bëhet festë federale. Por, për 13 vjet, ky projektligj u përball me kundërshtime nga demokratët jugorë dhe republikanët konzervativë.

Fillimi i viteve ‘70ta ishte periudhë e tmerrshme për aktivistët afrikano-amerikanë, me përplasje të shtetit për “Black PantherS” dhe vrasjen e liderëve të lëvizjes “Black Power” në Chicago.

Në albumin e Wonder “Innervisions”, këngët si “Higher Ground”, “Too High”, “Living for the City”, paraqitën pikëpamje të jetës dhe panoramës urbane. Po ashtu, ai vazhdoi të paraqesë të drejtat e afrikano-amerikanëve gjatë shekullit XX, si padrejtësitë ndaj tyre nga brutaliteti i policisë.