Kendall Jenner ndahet nga i dashuri NULL NULL 1 week më parë 1 week më parë Kendall Jenner është ndarë nga Devin Booker. Një burim i afërt me modelen e ka konfirmuar lajmin për E! Neës, duke thënë: “Kendall dhe Devin kanë hasur në një situatë të vështirë kohëve të fundit dhe janë ndarë për rreth një javë e gjysmë”. Burimi shtoi se ish-çifti ka kaluar një kohë të bukur bashkë muajin e kaluar në Itali, por sapo u kthyen, ata filluan të ndiheshin sikur nuk ishin në linjë dhe e kuptuan se kishin stile jetese shumë të ndryshme. Në shtëpi në L.A., Kendall i tha Devinit se ajo “dëshironte hapësirë dhe kohë të ndarë”, tha burimi, duke shtuar, “ata kanë qenë në kontakt që atëherë dhe kujdesen për njëri-tjetrin”. Burimi thotë gjithashtu se ekziston një shans që Kendall dhe Devin të ribashkohen: “Ata të dy shpresojnë ta bëjnë këtë punë, por që tani, ata janë të ndarë”. Kendall dhe Devin janë të lidhur me njëri-tjetrin që nga prilli i vitit 2020 dhe janë përpjekur ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg syrit të publikut sa më shumë që të jetë e mundur, transmeton Klankosova.tv.
Kosova Vlerësimi i nxënësve në dy periudha shpresë për reformë më të thellë në arsim 03.07.2022 11: 13