Lajmet e fundit

Producentja e Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, ka pranuar pyetje nga ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk ka munguar edhe kurioziteti për sezonin e ri të këtij reality show.
Një prej ndjekësve e ka pyetur: “Çfarë na pret këtë sezon në Big Brother?”.
Në përgjigjen e saj, Muhameti ka treguar se ekipi është shumë i motivuar dhe i përkushtuar për sezonin e ri.
“Di të them se ne jemi shumë të motivuar, kemi shumë dashuri dhe përkushtim, e shpresoj të sjellim një projekt të bukur. Me Zotin para”, ka shkruar ajo.
Mbetet të shihet se çfarë risish do të sjellë sezoni i ri i Big Brother VIP Kosova dhe cilët do të jenë banorët që do t’i bashkohen shtëpisë më të komentuar në vend./Klankosova.tv
