“Kemi nevojë për NATO-n më shumë se kurrë”, thotë Rutte NULL NULL 04.04.2025 14:20 04.04.2025 14:20 Shefi i NATO-s Mark Rutte ka folur pas samitit dyditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel. Ai tha se “konsensusi nga diskutimet e këtyre dy ditëve është se ndërsa bota bëhet më e rrezikshme, ne kemi nevojë për NATO-n më shumë se kurrë”. Rutte shtoi se NATO-ja “përballet me kërcënime reale për sigurinë tonë, më të drejtpërdrejta nga Rusia, por edhe nga të tjerët, shtetërorë dhe joshtetërorë në veriun e lartë, nga jugu, në krahun lindor dhe në hapësirën kibernetike”, transmeton Klankosova.tv. “Cilatdo qofshin sfidat me të cilat përballemi, ne duhet të sigurohemi që kemi forcat dhe aftësitë e nevojshme për të penguar agresionin dhe për të mbrojtur veten nëse dikush bën gabimin duke sulmuar,” tha ai, duke u zotuar të vazhdojnë të rrisin shpenzimet e NATO-s, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Aksident ajror, helikopteri bie në lumin Hudson, gjashtë pasagjerë të vdekur (VIDEO) 10/04/2025