Lajmet e fundit

Pas përfundimit të natës së 14-të të protestave në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda ka intervistuar Ylber Selmanin, invalid lufte nga Ferizaj.
Së bashku me një grup veteranësh, Selami u shpreh se kërkesa e tyre është e qartë, “Liri për çlirimtarët”.
Ai kritikoi institucionet për, siç tha, mungesë të veprimit dhe unitetit politik.
“Është pak kjo që po bëhet për çlirimtarët. Nuk është duke u bërë mjaftueshëm. Absolutisht jo. Nuk e di pse kjo përçarje mes politikanëve, nuk e di pse nuk e kanë unitetin të cilin duhet me e pasë”, tha Selmani.
Duke folur për protestën e 1 tetorit, Selmani paralajmëroi mobilizim më të madh.
“Jo që nuk duhet me pasë qetësi, sepse ne jemi për institucionet tona, ne kemi dhënë gjymtyrë, është një këmbë e këputur, ne kemi dhënë sakrificë, por ne po kërkojmë dinjitet, jo të na lënë anash”, u shpreh ai./Klankosova.tv