Kelmendi për takimin në Bruksel: Një kapitull i radhës, më i rëndësishmi nga viti 2013 - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kelmendi për takimin në Bruksel: Një kapitull i radhës, më i rëndësishmi nga viti 2013

NULL NULL
27.02.2023 16:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke u takuar në një takim trepalësh me kryediplomatin evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Drejtori i televizionit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka folur nga Brukseli në lidhje me këtë takim, për të cilin tha se është më i rëndësishmi nga viti 2013.

“Një kapitull i radhës, është takimi më i rëndësishëm nga viti 2013, kanë kaluar 10 vjet nga koha kur ka pasur bisedime në Bruksel. Në Kosovë janë ndërruar qeveritë, në Serbi më pak, kryenegociatori ka qenë thuajse i njëjtë gjatë gjithë këtyre viteve, por që tash kanë kulmuar me një plan që është konkret”, tha Kelmendi.

“Këto ditë kanë ardhur edhe letrat e nënshkruara nga tre liderët e tri shteteve të fuqishme të Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, të cilat kanë kërkuar nga kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të ecin tutje me këtë projekt. Sot është fillimi i një raundi të ri negociatash që lidhet me pikat e zbatimit, që është pranuar nga palët”, shtoi ai.