Kelmendi: Nëse Izraeli e Amerika kërkojnë që edhe në oborr privat të dikujt në Izrael ta hapim ambasadën, përhajr na qoftë

Kelmendi: Nëse Izraeli e Amerika kërkojnë që edhe në oborr privat të dikujt në Izrael ta hapim ambasadën, përhajr na qoftë

NULL NULL
1 month më parë

Gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi, ka thënë se çështja se a duhet të hapet e Ambasada së Kosovës në Jerusalem, sipas marrëveshjes së Washingtonit, as që duhet të vihet në diskutim.

Ai ka thënë se Kosova duhet ta dëgjojë Izraelin dhe Amerikën edhe nëse këta të fundit “kërkojnë që edhe në oborr privat të dikujt në Izrael ta hapim ambasadën”.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook, tha se kundërshtimi për këtë çështje sipas tij, do ta bënte Kosovën të duket sikur po ia mban anën Palestinës dhe Serbisë.

Postimi i plotë në Facebook:

Izraeli e ka njohur Kosovën. Palestina e kundërshton pavarësinë e Kosovës. Amerika e ka njohur Kosovën. Palestina e njeh autoritetin e Serbisë mbi Kosovën. Nëse Izraeli dhe Amerika na kërkojnë që edhe në oborr privat të dikujt në Izrael ta hapim ambasadën, përhajr na qoftë.

Se përndryshe po ua mbajmë krahun Palestinës dhe Serbisë. E nëse do të pyetej e para, Kosova s’do të ishte shtet, dhe natyrisht po të pyetej e dyta, Serbia, Kosova do të ishte pa shqiptarë! Atyre që thonë ndryshe, vetëm kapjani faqen.