Kelmendi: Beteja e Thaçit në Hagë nuk është personale, mbrohet liria dhe shteti i Kosovës NULL NULL 06.11.2024 09:35 06.11.2024 09:35 Adriatik Kelmendi Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë ish-presidenti Hashim Thaçi e mban vulën e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës. Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se në Gjykatën Speciale të Hagës ku ndaj Thaçit dhe të tjerëve është duke u zhvilluar një proces gjyqësor për tashmë katër vjet, po mbrohet lufta për liri dhe shteti i Kosovës. “Është absolute. Historia e madhe shkruhet vetëm një herë dhe Hashim Thaçi e ka shkruar atë. Thaçi mban vulën e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, si asnjë individ ose politikan tjetër”. “Ishte në ballë të luftës për çlirim dhe kryeministër i Kosovës që shpalli shtetin e pavarur. Beteja e tij në Hagë nuk është betejë personale e tij. Aty po mbrohet lufta për liri dhe shteti i Kosovës! Kjo nuk bën të harrohet!”, ka thënë Kelmendi. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kraki tregon se pse i është bashkuar listës GUXO: Më lidhin pikëpamjet dhe animi historik (VIDEO) 15 orë më parë