Kelmendi: Askush s'ka qenë brenda kur depoja u përfshi nga zjarri - dëmet janë të konsiderueshme - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kelmendi: Askush s’ka qenë brenda kur depoja u përfshi nga zjarri – dëmet janë të konsiderueshme

NULL NULL
25.03.2023 11:25

Ramiz Kelmendi, pronar i Elkosit, kompanisë objekti i së cilës u përfshi nga zjarri në Pejë, është deklaruar në lidhje me incidentin.

Ai në një prononcim për Klankosova.tv, ka thënë se flakët e përfshinë depon rreth orës 8 të së shtunës dhe se kohën e incidentit nuk ndodhej askush brenda.

“Zjarri e ka përfshirë depon e Elkosit sot rreth orës 8 të mëngjesit. Asnjë punëtorë nuk ka qenë në objekt në momentin që ka ndodhur zjarri. Zjarri është ende aktiv dhe zjarrfikësit janë duke u munduar ta shuajnë. Ky zjarr ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, ka thënë Kelmendi për Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.