Kelmedi: Meta nuk dha argument për mosdekretimin e Cakajt NULL NULL 11.01.2019 20:43 11.01.2019 20:43 Publicisti kosovar Migjen Kelmedi, ka thënë se nëse dialogu në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë premton një të ardhme, atëherë gjithçka mund të bisedohet. Sipas tij, muaji mars mund të jetë muaji i nënshkrimit të marrëveshjes nga ajo që po prezantohet, shkruan Rtklive, transmeton Klan Kosova. “Marsi mund të jetë muaji i shumëpritur, nuk kemi kohë të humbim e të hyjmë në taktika. Unë po pres nga LDK-ja që të gjejë fuqinë e saj për të vepruar”. Ai ka shtuar se nuk do të ishte mirë sikur situata të mbetej vetëm në dorën e Presidentit Hashim Thaçi. Kurse për mos dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë, nga Presidenti Ilir Meta, ka thënë se është qërim hesapesh ndërmjet vete për pushtet. Sipas tij, Presidenti Meta nuk ka dhënë argument për mosdekretimin e Cakajt. “Gent Cakaj është vetëm 28 vjeçar dhe nuk është ai që mund të jetë faktor për ndryshim territoresh”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024