Këllëfi që mbushë baterinë NULL NULL 06.05.2015 09:50 06.05.2015 09:50 Këllëfi i Nicola Labs konverton valët celulare në energji elektrike duke rimbushur baterinë e smartfonëve. Nikola Tesla është “babai” i elektricitetit, kështu edhe mbajtja e këtij emri nga një prej laboratorëve ka goxha kuptim. Nicola Labs, veç kësaj veçorie, kohëve të fundit ka laçuar një paisje të aftë të konvertojë frekuencat radoi në energji elektrike duke mbushur baterinë. Këllëfi i tyre i parë është i ndërtuar për iPhone 6, dhe konverton 90% të energjisë së prodhuar nga sinjali celular(radio), në energji elektrike. Kështu bateria ngarkohet deri në 30%. Tesla Labs synon ta komercializojë këllëfin brenda një viti falë bashkëpunimit me SUO, ku edhe është zhvilluar teknologjia. Potenciali i kësaj teknologjie është i lartë, pasi lehtë mund të implementohet në veshje elektronike, paisje mjekësore, pra te çdo produkt që nuk kërkon shumë energji. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.