Këllëfët e jastëkëve prej mëndafshi janë të mirë për flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të lëmuar

Këllëfët e jastëkëve prej mëndafshi janë të mirë për flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të lëmuar

NULL NULL
1 month më parë

Gjumi është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e organeve të trupit. Është jetike të flesh të paktën shtatë ose tetë orë gjumë. Këllëfët e jastëkëve prej mëndafshi ndihmojnë në zvogëlimin e rrudhave dhe majeve të dyfishta të flokëve.

Në krahasim me këllëfët e jastëkëve prej pambuku, ata prej mëndafshi krijojnë më pak rrudha dhe ndihmojnë për të fjetur më mirë. Sipas studimeve, nga lëvizjet dhe rrotullimi i këllëfëve të jastëkëve, krijohet fërkimi që çon në rrudha në lëkurë. Në sipërfaqen e mëndafshtë dhe të lëmuar, efekti i rrudhave të tilla zvogëlohet, shkruan India, transmeton Klankosova.tv.

Jastëkët e mëndafshtë kanë një teksturë të lëmuar dhe kështu nuk krijojnë fërkime. Kjo çon në më pak flokë të dredhur, të ngatërruar ose te thyer. Është gjithashtu i dobishëm për njerëzit me flokë kaçurrela. Në një këllëf jastëku prej pambuku, flokët mund të ngatërrohen gjatë natës.

Mëndafshi gjithashtu mund ta mbajë lëkurën të lëmuar, të këndshme dhe të hidratuar. Ndihmon edhe në ruajtjen e përmbajtjes së lagështisë. Sidomos njerëzit me lëkurë të thatë, jastëkët e mëndafshtë i mbajnë të hidratuar.

Ata gjithashtu mbajnë përmbajtjen e lagështisë të paprekur dhe nuk dehidratojnë flokët . Jastëku i mëndafshtë ndihmon edhe në rregullimin e temperaturës dhe nuk e largojnë përmbajtjen e lagështisë.