KEK-u shtyn për një ditë afatin për lidhje të kontratave me bizneset NULL NULL 10.06.2025 15:11 10.06.2025 15:11 Termocentrali Kosova A. Foto: REL Korporata Elektroenergjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka shtyrë afatin për lidhje të kontratave me bizneset. Afati është shtyrë për 1 ditë, teksa theksohet se arsye për këtë ka qenë interesimi i madh dhe pamundësia që të realizohen të gjitha brenda afatit të paraparë. “Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më dt: 11.06.2025”. “Nëse jeni ndër konsumatorët që preken nga ky vendim dhe ende nuk keni lidhur kontratën tuaj, ju ftojmë të veproni sa më parë”, tha KEK-i në një njoftim për media. Me rastin liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, vendim i cili hyri në fuqi më 1 qershor, shumë biznese u ankuan se po pranojnë oferta shumë të shtrenjta për furnizim me rrymë. Kjo bëri që KEK-u të përcaktohet si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF). Sipas njoftimit të mëhershëm, KEK-u tha se është përcaktuar si FMF për një periudhë kalimtare deri më 30 korrik 2025, për të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë zgjedhur furnizues në tregun e lirë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Qeverisë dhe ZRrE-së i kërkohet shtyrja e afatit të daljes në tregun e lirë të energjisë 2 weeks