KEK-u nesër nënshkruan marrëveshje për modernizimin e turbinave me avull NULL NULL 06.04.2023 20:32 06.04.2023 20:32 Korporata Energjetike e Kosovës të premten do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë amerikane General Electric (GE) për Modernizimin e Turbinave me Avull të Termocentralit Kosova B. Në këtë ngjarje pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton Klan Kosova. Nënshkrimi i marrëveshjes pritet të bëhet në hapësirat e termocentralit Kosova B në orën 13:00. klankosova.tv