Kek me mollë, si me sherbet NULL NULL 20.10.2019 11:48 20.10.2019 11:48 Ëmbëlsirat pëlqehen pothuajse nga të gjithë, por përgatitja e tyre kërkon mund dhe përkushtim. Kjo nëse dëshironi të keni një ëmbëlsirë të shijshëm në fund, keku me mollë pëlqehet shumë. Për të përgatitur këtë ëmbëlsirë ndiqni hapat në vazhdim: PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 24 CM: 8 mollë Renette ose ato që keni në shtëpi 3 kokrra vezë 150 ml qumësht 110 g miell 90 g sheqer 30 g gjalpë i tretur, i vakët 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g) 1 bustinë vanilje PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180° C. 1. Mollët e qëruara, i presim në feta shumë të holla me qëruesen e patateve ose me thikë. 2. Me rrahësen e vezëve me dorë, përziejmë vezët me sheqerin, derisa të bëhen si shkumë. Pastaj shtojmë gjalpin, vaniljen, qumështin dhe së fundi, miellin dhe sodën me sitë. Pas kësaj, shtojmë mollët dhe i përziejmë me lugë druri. Masën e përftuar e hedhim në tavën e lyer me gjalpë dhe miell dhe e pjekim për rreth 35 minuta. E lëmë të ftohet plotësisht dhe më pas e heqim nga tava me shumë kujdes. Torta mbetet e lagësht dhe duket sikur është me sherbet. Është mirë të konsumohet e ftohtë nga frigoriferi, shkruan living.al. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Receta e Anës: Arancini siciliane - Toptha me oriz të mbushura me mish dhe djathë (VIDEO) 22 orë më parë