Keira Knightley zbulon emrin e së bijës NULL NULL 12.08.2015 16:00 12.08.2015 16:00 Aktorja e famshme Keira Knightley, tre muaj më parë është bërë nën për herë të parë. Ajo duket se po e shijon së tepërmi mëmësinë e fillimisht ka preferuar të heshtë përsa i përket emrit që ka zgjedhur për vajzën e vogël. Keira, e cila sapo ka festuar 30 vjetorin, ka pozuar në kopertinën “Elle” dhe në intervistë ka zbuluar se e ka quajtur vajzën Edie. Ajo ka thënë se ndjenja e dashurisë së nënës është e jashtëzakonshme dhe është shprehur se nuk e mendonte kurrë se do t’ia dilte të kujdesej për vajzën ashtu siç ia ka dalë gjatë kësaj kohe. Ylli i “Pirtatët e Karaibeve” ka pozuar në kopertinë me një xhaketë lëkure Ralph Lauren, duke treguar se pas shtatzanisë, ka ardhur menjëherë në formë të shkëlqyer./Anabel.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.