KEDS-i fik dritat e veta, kërkon të ndiqet shembulli - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KEDS-i fik dritat e veta, kërkon të ndiqet shembulli

NULL NULL
17/08/2022

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS, ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike.

Dhe ky shembull është dhënë prej tyre duke mos lënë drita të ndezura nëpër objektet ku ndodhen zyrat e kësaj kompanie, transmeton KlanKosova.tv.

“Ky është një shembull se si duhet të duken të gjitha objektet në të cilat nuk punohet gjatë natës”.

“Çdo dritë e fikur luan rol të madh, çdo kilovat i kursyer mundëson që të gjithë ne të kemi më shumë energji elektrike – atëherë kur na nevojitet më së shumti”, vazhdon postimi.

“Kërkojmë që edhe të tjerët ta ndjekin këtë shembull”.
May be an image of skyscraper
May be an image of 2 people and outdoors
May be an image of text that says 'KES KESICO KEDS'
May be an image of outdoorsMay be an image of tree and outdoors