Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit NULL NULL 01.10.2023 18:20 01.10.2023 18:20 Deputetja më e zëshme britanike në raport me Kosovën, Alicia Kearns, ka bërë të ditur se i gjithë Batalioni i Parë i Regjimenit Mbretëror të Princeshës së Uellsit, ka dislokuar në Kosovë, nën komandën e NATO-s, si pjesë e forcës së KFOR-it. Këtë ajo shkruan se e konfirmon, Grant Shapps, sekretar i Shtetit për Mbrojtje në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton klankosova.tv. Mes tjerash Kearns, shkruan se mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit. ”Lëvizje e rëndësishme drejt parandalimit të pasojave në Ballkan derisa @grantshapps konfirmon dislokimin e të gjithë Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në Kosovë nën komandën e NATO/KFOR-it. Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit: frenoni, mbroni dhe mbani përgjegjësi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët 5 orë më parë