KE: Shpejtësia e negociatave të Serbisë për anëtarësimin në BE varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

KE: Shpejtësia e negociatave të Serbisë për anëtarësimin në BE varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

NULL NULL
2 months më parë

Komisioni Evropian publikon sot paketën vjetore të zgjerimit të vitit 2022, si dhe raportet e vendeve, përfshirë edhe Kosovën, raporti i së cilës do t’i dorëzohet kryeministrit Albin Kurti.

Ndërsa si pjesë e raportit vjetor për Serbinë, i cili do të paraqitet sot në Strasburg, Komisioni thekson se Serbia ka bërë përparim në harmonizimin e kritereve të BE -së, veçanërisht në fushën e politikës së kujdesit dhe energjisë.

Tutje, KE-ja ka përsëritur se shpejtësia e negociatave të Serbisë për anëtarësimin në BE do të vazhdojë të varet kryesisht nga shpejtësia e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

“Serbisë i kërkohet që të bëjë përparim të mëtejshëm në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani me Kosovën dhe të “kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, detyruese për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.

“Kjo marrëveshje është urgjente dhe vendimtare për Serbinë dhe Kosovën në mënyrë që të bëjnë përparim në rrugën e tyre drejt BE -së,” thekson komisioni në një raport.