Kë ka ëndërruar Khloe gjatë jetës së saj? (FOTO) NULL NULL 09.10.2018 18:30 09.10.2018 18:30 Khloe Kardashian nuk mund të ngopet së adhuruari vajzën e saj të vetme, True. Që kur e solli në jetë më 12 prill të këtij viti, ajo është përmbushur shpirtërisht, meqë kishte kohë që donte të bëhej nënë dhe ta përjetonte këtë ndjenjë që e gëzonin edhe tri motrat e saj të famshme. Edhe pse ndoshta vogëlushen True nuk e mirëpriti në këtë botë me ndjenjën më të mirë të mundshme, meqë vetëm pak ditë para lindjes ajo kuptoi për tradhtinë e të dashurit të saj, basketbollistit Tristan Thompson, megjithatë arriti ta përmblidhte shpejt veten dhe i hodhi prapa krahëve ngjarjet e hidhura. Sot Khloe sërish ka postuar në Instagram një imazh të vogëlushes simpatike, duke i kushtuar edhe këto fjalë: “Për ty kam ëndërruar gjatë gjithë jetës sime të pjekurisë. Ti i ke tejkaluar të gjitha pritshmëritë që kisha për ty. Kjo është DASHURI”. View this post on Instagram I probably dreamt about you my entire adult life. You have exceeded every expectation I had of you! This is LOVE 💕 A post shared by Khloé (@khloekardashian) on Oct 9, 2018 at 8:10am PDT Babai i vajzës, Tristan, ka edhe një fëmijë me ish të dashurën, Jordan Craig, djalin njëvjeçar me emrin Prince. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.