16:07, 15 Mars 2019

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar takime me gratë e Obiliqit,  ku kanë diskutuar për problemet që ato përballen.

KDI-së thotë se gratë që jetojnë në fshatra përballen me mungesë të shërbimeve bazike shëndetësore, mungesë të çerdheve të cilat u rëndojnë përditshmërinë, të cilat sipas KDI-së kjo i pengon për të qenë aktive në treg të punës apo për tu angazhuar në çështje publike.

“Pikërisht me këto probleme përballen edhe gratë e fshatrave Milloshevë dhe Lajthishtë të Komunës së Obiliqit, të cilat gjatë dy takimeve të ndara të organizuara nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me përfaqësues komunal, kërkuan zgjidhjen e tyre dhe avancim të pozitës së gruas në këtë rajon”.

“Duke qenё se nё kёtё komunё funksionon vetёm Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, e ndёrtuar sё voni nё Milloshevё, nuk po i pёrmbush nevojat dhe kёrkesat qё kanё qytetarёt andaj, gratë e pranishmet nё këto takime e konsideruan si tё nevojshme zgjatjen e orarit tё punёs tё kёsaj qendre”.

“Njejtё ёshtё situata edhe me pranin e gjinekologut nё kёtё komunё. Edhe pse orari i punёs sё gjinekologut ёshtё 8 orё nё ditё, prania e tij/saj nё qendёr ёshtё vetёm 3 orё dhe pёr shёrbime tjera jashtë kёtij orari gratё duhet t’i drejtohen Prishtinёs”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga KDI.

Ndёrsa, drejtoresha e Drejtorisё pёr Financa nё Komunёn e Obiliqit, Zarife Behluli, që ishte prezentë në takime, shpalosi planet komunale qё pёrfshijnё pёrfundimin e infrastrukturёs nё kёtё komunё gjatё vitit 2019.

Sipas saj do të ketë hapёsirё edhe për investime qё ndikojnё nё pёrmirёsimin e mirёqenies sё qytetarёve nё tёrёsi por tё grave nё veçanti, duke i siguruar ato nё mbёshtje nё aktivitete dhe ngritje tё kapaciteteve nё punёsim.

Diskutimet dhe pamjet nga këto takime mund t’i gjeni në videon e përgatitur nga KDI:

Konkurs Pune

Lexo më shumë