Kçiq, fillon vendosja e dritave - banorët kanë ankesa (VIDEO)

Kçiq, fillon vendosja e dritave – banorët kanë ankesa (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 1 javë më parë

Kohët e fundit banorët e Kçiqit në Mitrovicë u përballën me raste të shpeshta të vjedhjeve.

E që siguria në këtë fshat të rritet Komuna e Mitrovicës, ka filluar rregullimin e ndriçimit publik, njofton Klan Kosova.

Kjo u mirëprit nga banorët të cilët thanë se për këtë punë bënë disa herë ankesa në komunë. Megjithatë kryetari i fshatit Valon Brahimi, thotë se punët këtu nuk po kryhen mirë pasi shtyllat e KEDS-it po shfrytëzohen për vendosjen e dritave.

Ky thotë se më mirë do të ishte që për ndriçim publik të vendosnin shtylla të tjera.

Megjithatë nga komuna thanë se kjo po bëhet për shkak të buxhetit të vogël që e kanë për këtë projekt, derisa konfirmuan se për këtë kanë marrëveshje me KEDS.

Sipas komunarëve në këtë formë është rregulluar ndriçimi edhe ne fshatra të tjera, pasi shtylla të veçanta për ndriçim bëhen vetëm në qytet, njofton Klan Kosova.

Për ndriçimin e Kçiqit të madh dhe atij të vogël janë ndarë 125 mijë euro, punimet pritet të përfundojnë deri në fund të këtij viti.