KBF Prishtina dhe KFF Mitrovica u shpërblyen me nga 10 mijë euro NULL NULL 03.06.2019 13:48 03.06.2019 13:48 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi, ka pritur në takim basketbollistet e Klubit Prishtina dhe futbollistet e Klubit Mitrovica bashkë me trajnerët e tyre. Qëllimi i këtij takimi ishte mbështetja e klubeve me nga 10 mijë euro nga ana e Ministrisë pas sukseseve të njëpasnjëshme të këtyre klubeve, transmeton Klan Kosova. “Sukseset e këtyre klubeve sigurisht që duhet mbështetur edhe financiarisht. Respektivisht klubi basketbollistik Prishtina në kategorinë e femrave gjatë vitit 2019 ka fituar Super Kupën, Kupën e Republikës së Kosovës dhe titullin Kampion, ndërkaq klubi futbollistik Mitrovica po ashtu në kategorinë e femrave ka fituar titullin Kampion dhe gjithashtu ka arritur të bëhet fituese e Kupës së Kosovës”, ka thënë ministri Gashi Basketbollistet dhe Futbollistet kampionë të Kosovës, ministri Gashi i ka përgëzuar për titujt e fituar dhe i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë edhe më tutje të punojnë fuqishëm në mënyrë që edhe në të ardhmen të sjellin rezultatet në garat vendore si dhe ato ndërkombëtare. Ndërkaq, trajnerët e ekipeve fituese e kanë falënderuar ministrin Gashi për punën, angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që po u jep ekipeve. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.