KB Trepça “shkel” Vëllaznimin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës NULL NULL 15.02.2023 19:02 15.02.2023 19:02 KB Trepça e ka mposhtur KB Vëllaznimin në kuadër të Kupës së Kosovës në Basketboll në rrethin çerekfinal. Me këtë fitore, klubi nga Mitrovica është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës, duke e nisur kështu edhe mbrojtjen e trofeut. Në këtë turne, që po zhvillohet në Rahovec, skuadra e Trepçës të mërkurën e mposhti Vëllaznimin me rezultat bindës 81-56. Trepça ishte skuadër më e mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke përmbyllur të gjithë çerekët me epërsi të lartë. Në gjysmëfinale, Trepça do të përballet me fituesin e çerekfinales tjetër mes Pejës dhe Rahovecit, e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.