KB Prishtina zyrtarizon edhe një blerje, Boukichou qendra e re e saj NULL NULL 14.09.2018 21:35 14.09.2018 21:35 Klubi basketbollistik Prishtina ka zyrtarizuar edhe një basketbollist. Pas transferimit të Divine Myles, kryeqytetasit kryen edhe blerjen tjetër, qendrën e re Khalid Boukichou i cili luante në kampionatin belg për Telnet BC Oostende. Reprezentuesi belg me gjatësi 208 centimetra është i njohur për lojën të shkëlqyer me shpinë, njofton Klan Kosova. “Khalid është fizikisht dominant nën trapez. Posedon repertuar të gjerë ofanziv nën dhe rreth trapez. Si tipar që vlen të theksohet është loja, pothuajse e pandalshme me shpinë. Khalid, gjithashtu shquhet me lojë pick & roll si dhe pick & pop” shkruan ndër tjerash në njoftim nga KB Prishtina. https://www.youtube.com/watch?v=8wvv7GuTyg0 Prishtina për një kohë të shkurtër zyrtarizoi dy transfere dhe duket se do të jetë një kundërshtare e fortë në basketbollin kosovar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.