KB Peja e quan arbitrar vendimin që finalja e parë të luhet në Mitrovicë(VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KB Peja e quan arbitrar vendimin që finalja e parë të luhet në Mitrovicë(VIDEO)

NULL NULL
nga Jon Ajeti 02.05.2023 17:44

Kryetari i KB Peja Fatmir Gashi është shokuar me vendimin e Komisionit të Arbitrazhit, i cili ia dha Trepçës përparësinë e terrenit të ndeshjes së parë,  një ditë pasi Komisioni i Garave kishte vendosur që ndeshja të luhet në Pejë. Sipas tij, vendimi nuk është marrë nga padituria, por nga interesi i caktuar.

Fatmir Gashi: Vendimi nuk është nga padituria, por nga interesi

Gashi i cili ka qenë kryetar i FBK-së para se ta marrë drejtimin e Pejës, tha se ky vendim ia humb kuptimin renditjes në fund të kampionatit.

Fatmir Gashi: Vendimi Komisionit për Arbitrazh e zhvleftëson garën

I pari i klubit pejan tha së janë ankuar në FBK sapo e kanë marrë vesh vendimin e Komisionit të Arbitrazhit. Por, këta të fundit e zhgënjyen edhe më shumë.

Fatmir Gashi: FBK-ja nuk e mori parasysh ankesën, na kërcënoi

Përkundër të gjithave, Fatmir Gashi po thotë se Peja do të udhëtoj të mërkurën në Mitrovicë për tu përballur me Trepçën në “Minatori”.

Fatmir Gashi: Peja e respekton garën, do të udhëtojmë në Mitrovicë

Ndeshja e parë finale në mes të Trepçës dhe Pejës zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00 dhe transmetohet në Kujtesa dhe Artmotion.