KB Peja: Dyshojmë se gjyqtarët e njëjtë kanë qenë të kurdisur edhe në ndeshjen tonë me Yllin NULL NULL 22.04.2023 16:57 22.04.2023 16:57 Klubi i Basketbollit, Peja ka reaguar gjithashtu me rastin ku dyshohet se është tentuar të manipulohet ndeshja e fundit gjysmëfinale Prishtina-Trepça. Peja e ka përcjellë me shok këtë pretendim të Prishtinës, pasi thotë se gjyqtarët e njëjtë e kanë gjykuar edhe ndeshjen e tyre me Yllin, dhe sipas Pejës, rrjedhë dyshimi i bazuar që të njëjtit kanë qenë të kurdisur edhe në përballjen e tyre, njofton Klankosova.tv. Ata kanë ftuar organet kompetente që ta hetojnë këtë rast deri në fund. “Jemi të shokuar nga skandali i publikuar sot nga KB Prishtina, edhe më shumë rëndohet situata me faktin që të njejtit kanë referuar ndeshjen e tretë gjysëm-finale Peja vs Ylli. Kjo ndeshje është përcjellë me shumë gabime tendencioze në referim, nga edhe rrjedhë dyshimi i bazuar që të njëjtit kanë qenë të kurdisur edhe në ndeshjen tonë”, thuhet në reagim. “Kërkojmë urgjentisht nga organet kompetente që ky rast të hetohet deri në fund dhe ata që dëshirojnë ta shkatërrojnë basketbollin për interesa shumë të ngushta përsonale të marrin dënimin e merituar”. “Kërkojmë nga Federata, që të ndërmarrë veprime të menjëhershme ndaj përsonave përgjegjës për delegimin e referëve”. “KB Prishtina është rivali i përbetuar i KB Pejës në fushë, por sot jemi të bashkuar për ti luftuar ata që deshirojnë ta rënojnë baskebollin dhe punen tonë shumë vjeqare. Sot duhet të jemi të gjitha klubet se bashku për ta mbrojtur integritetin dhe lojen ferr në sport”.