KB Kosovari, anëtari më i ri i Ligës së Parë në basketboll (VIDEO) NULL NULL nga Endrit Zogaj 30.03.2023 19:30 nga Endrit Zogaj 30.03.2023 19:30 KB Kosovari do të jetë anëtari më i ri i Ligës së Parë në basketboll në konkurrencën e meshkujve. Gjatë garave të rregullta, skuadra e Kosovarit shënoi dhjetë fitore në dhjetë ndeshje të zhvilluara, ndërsa edhe në “Play-off” ishte perfekte, duke mos e humbur asnjë ndeshje dhe triumfoi në këtë ligë. Fitorja ndaj Kaçanikut 64:83 i mjaftoi për tu shpallur kampion dhe për të siguruar hyrjen në Ligën e Parë. Për këtë arritje u shpreh shumë i kënaqur kryetari i klubit, Isa Prebreza dhe kapiteni Ilir Jashanica. Ekipi i Kosovarit për herë të parë ishte themeluar në vitin 1976, megjithatë 29 vjet më vonë u shua deri në vitin 2021 kur Isa Prebreza u fut në kryesi të klubit.