Lajmet e fundit

Super lufta që fansat e MMA-së e kanë pritur prej muajsh më në fund do të zhvillohet. Kayla Harrison do të mbrojë titullin e kampiones së peshave bantam ndaj Amanda Nunes, në bashkë-main eventin e UFC 334, më 14 nëntor në Madison Square Garden.
Përballja ishte planifikuar fillimisht për UFC 324, por Harrison u detyrua të tërhiqej për shkak të një dëmtimi në qafë që kërkoi ndërhyrje kirurgjikale, transmeton, transmeton Klankosova.tv .
Tani, rikthimi i Nunes në kafaz më në fund është bërë zyrtar.
Harrison, dy herë kampione olimpike në xhudo, fitoi titullin e UFC-së ndaj Julianna Pena dhe tashmë do të bëjë mbrojtjen e parë të brezit.
Përballë saj do të jetë Nunes, ish-kampionia e UFC-së në dy kategori të ndryshme dhe një prej emrave më të mëdhenj në historinë e MMA-së.
Pikërisht këtu qëndron edhe pesha e kësaj përballjeje. Përveç titullit të UFC-së, Harrison dhe Nunes do të përballen në një duel që prek edhe debatin për GOAT-in e MMA-së për femra - përballje mes kampiones së gjeneratës së re dhe një prej figurave më të suksesshme që sporti ka njohur.