Kavajë: Vdesë një turiste polake në një hotel NULL NULL 23.09.2022 18:14 23.09.2022 18:14 Policia e Shqipërisë bën të ditur se një turiste polake ka ndërruar jetë, këtë të premte, në një hotel në Kavajë. Sipas policisë, viktima është shtetasja polake M. G., 48-vjeçare. Mësohet se ajo ishte akomoduar në këtë hotel, së bashku me bashkëshortin e saj. Ndërkohë, sipas policisë, dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a2news/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxhaj: Nëse BE dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë 13 minuta më parë
Kosova Ish-koloneli amerikan: Sulmuesit në Banjskë ishin të pajisur si një këmbësori ushtarake 32 minuta më parë