18:39, 18 Nëntor 2019

Një çiklist 52 vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në rrugën dytësore të Malit të Robit, ku automjeti me drejtues shtetasin B. F ka përplasur çiklistin G. L., 52 vjeç.

“Si pasojë e përplasjes, çiklisti shtetasi G. L si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit shtetasi B. F është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore”, sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./oranews

Konkurs Pune

Lexo më shumë