Kavajë: Dy persona vdesin pas një konflikti me armë NULL NULL 29.03.2023 20:21 29.03.2023 20:21 Dy persona kanë vdekur si pasojë e një konflikti me armë që ka ndodhur në Kavajë. Konflikti ka ndodhur mes Edmond Gosës, 43 vjeç dhe Altin Rexhës. Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën me thikë ndërsa ky i fundit ia ka kthyer me armë zjarri. Për shkak të plagëve të marra dy personat kanë ndërruar jetën në spital, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv Lidhur me rastin po zhvillohen hetimet/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS Njoftimi i policisë: Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa. Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.
Lajme Ministria britanike e mbrojtjes: Rusia humbi mbi 10 mijë automjete ushtarake që nga fillimi i luftës 16/04/2023